Besnik Beka - Zëvendësministër



Besnik Beka është i lindur më 08.02.1987, në Mitrovicë, ku kreu shkollën fillore, dhe të mesme-Gjimnazin “Frang Bardhi”. Në vitin 2006  ka filluar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit Publik të Prishtinës, të cilat i ka përfunduar në afat të rregullt, në vitin 2009, me notën mesatare 9.92. Si njëri nga studentët më të dalluar, ishte shpërblyer me çmimin “Student i dalluar i Universitetit të Prishtinës”. Gjithashtu është në prag të mbrojtjes së temës së Magjistraturës, me ç’rast ka arritur notë të lart prej 9.02.

Ai nga viti 2010 ka punuar si kontabilist në kompani të ndryshme, ku është treguar po ashtu i suksesshëm në punën e tij.

Në janar të 2014 është emëruar si Këshilltar i Kryetarit të Komunës së Mitrovicës ku ushtroi këtë post deri në gusht të 2015, për të vazhduar pastaj si Drejtor i Drejtorisë së Prokurimit në Komunën e Mitrovicës. Kurse në gusht të 2015 veprimtarinë e tij e vazhdoi si Drejtor për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë për tri (3) vite radhazi po në këtë Komunë.

Në zgjedhjet lokale të 2017 ishte prirës i listës nga Partia Aleanca Kosova e Re (AKR) dega Mitrovicë. Më 30.10.2017 z.Beka pranoi pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik (MZHE).



Kontaktet:

Tel: 049-432-200
E-mail: besnik.beka@rks-gov.net

KOSOVO IN UNESCO