Departamenti i Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik

1. Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofron mbështetje në bashkërendimin e aktiviteteve për procesin e integrimit Evropian;
  2. Monitoron dhe raporton për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian;
  3. Ofron mbështetje në harmonizimin e legjislacionit të Ministrisë me Acquis Communautaire;
  4. Koordinon aktivitetet e Ministrisë për mbështetjen financiare nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) dhe fondet tjera të Bashkimit Evropian;
  5. Kontribuon në shkëmbimin e informatave në funksion të procesit të integrimit evropian për fushë-veprimtarinë e ministrisë;
  6. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
  7. Ofron mbështetje për institucionet tjera përgjegjëse për përgatitjen e dokumenteve të politikave/strategjive sektoriale nga fusha e zhvillimit ekonomik;
  8. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e udhëzimeve për formën dhe përmbajtjen e strategjive sektoriale dhe ndër-sektoriale për zhvillimin ekonomik, si dhe për monitorimin e tyre;
  9. Ofron mbështetje në përgatitjen estrategjive të zhvillimit të sektorit energjetik, minerar, postar, të komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit, si dhe programet e zbatimit të tyre;
  10. Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik kombëtar;
  11. Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik kombëtar e sektorial;
  12. Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive të zhvillimit ekonomik;
  13. Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
  14. Organizon konferenca dhe debate publike me tema të lidhura drejtpërdrejt me zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës.



2. Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë këto Divizione:

  1. Divizioni i Integrimit Evropian;
  2. Divizioni i Koordinimit të Politikave;
  3. Divizioni i Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik.


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e  Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik është pesëmbëdhjetë (15).

 

Kontakti:

 

u.d. i drejtorit të Departamentit: Shkelzen Kuqi

Tel: 038 200 215 /34

Email: shkelzen.kuqi@rks-gov.net 

 

 

Divizioni i Koordinimit të Politikave

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Koordinimit të Politikave janë:

  1. Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të ministrisë dhe programeve të zbatimit të tyre, duke siguruar pajtueshmërinë e tyre me dokumentet e tjera qeveritare;
  2. Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në përgatitjen e koncept-dokumenteve për legjislacion;
  3. Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
  4. Siguron të dhënat/informacionet për hartimin e planit vjetor të punës, duke siguruar harmonizimin e tyre me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike, si dhe raporton për zbatimin e tij tek institucionet relevante;
  5. Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Koordinimit të Politikave raporton tek Udhëheqësi i  Departamentit të Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Evropian.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Koordinimit të Politikave është pesë (5).

Divizioni i Integrimit Evropian

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Integrimit Evropian janë:

  1. Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve nga fushëveprimi i Ministrisë;
  2. Siguron informacionet për hartimin e Planit të Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet tjera strategjike;
  3. Monitoron zbatimin e PVPE-së dhe raporton tek institucionet relevante;
  4. Koordinon asistencën e IPA-së dhe asistencën e jashtme bilaterale dhe multiraterale për aktivitetet e Ministrisë dhe siguron që ajo ndërlidhet me prioritetet e Ministrisë;
  5. Ofron mbështetje për strukturat organizative të ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve;
  6. I ofron mbështetje strukturës organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë ministrisë sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me acquis communautaire, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PVPE të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
  7. Ofron mbështetje dhe organizon në mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushë-veprimtarinë e ministrisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Integrimit Evropian raporton tek Udhëheqësi i  Departamentit të Politikave të Zhvillimit Ekonomik dhe Integrimit Evropian.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Integrimit Evropian është dy (2).

Divizioni i Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik janë:

1.1 Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e zhvillimit Ekonomik dhe bashkërendon procesin e konsultimeve me akterët relevantë;
1.2 Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për zhvillim;
1.3 Bashkëpunon me Ministrinë e Financave për përcaktimin e treguesve kryesorë të buxhetit të shtetit dhe përparësitë e investimeve publike;
1.4 Ofron mbështetje në organizimin e evenimenteve publike lidhura me zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës;
1.5 Përgatitë dhe përditëson, në koordinim me ministritë dhe institucionet përkatëse, bazën e të dhënave për zhvillimin ekonomik në Republikën e Kosovës;
1.6 Përgatitë periodikisht dhe publikon analiza të tregueseve ekonomikë për zhvillim ekonomik kombëtar e sektorial.

2. Udhëheqësi i Divizionit të Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Integrimit Evropian, Koordinimit të Politikave dhe Zhvillimit Ekonomik.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Strategjive Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik është shtatë (7).
Divizioni i Strategjive Sektoriale

Funksionet e Divizionit të Strategjive Sektoriale:

  1. udhëzon të gjitha Ministritë dhe Institucionet tjera përgjegjëse, cakton afatet, bashkërendon dhe ndjekë procesin e përgatitjes prej tyre të Strategjive Sektoriale të Zhvillimit;
  2. përcakton detyrat për Ministritë dhe Institucionet e tjera përgjegjëse për hartimin e strategjive ndërsektoriale, cakton afatet, bashkërendon dhe ndjekë procesin e përgatitjes së tyre;
  3. nxjerrë udhëzime dhe rregulla për përmbajtjen e strategjive sektoriale e ndërsektoriale, procedurën e hartimit të tyre dhe rregullat e sigurimit të pjesëmarrjes së grupeve të interesit në këtë proces;
  4. përgatit strategjitë e zhvillimit të sektorit energjetik, minerar dhe të telekomunikimit;
  5. përditëson Strategjitë e Zhvillimit të Sektorit Energjetik, Minerar dhe të Telekomunikimit në bazë të të dhënave të zbatimit të tyre;
  6. monitoron progresin e zbatimit të Strategjive sektoriale Energjetike, Minerare dhe TIK;
  7. nxjerrë udhëzime dhe rregulla për Ministritë dhe Institucionet e tjera përgjegjëse për mbajtjen dhe metodologjinë e monitorimit të progresit të zbatimit të Strategjive Sektoriale;
  8. organizon Monitorimin e strategjive ndërsektoriale.

KOSOVO IN UNESCO