Departamenti i Energjisë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë janë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e energjisë, si dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e tyre;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin e energjisë;
  3. Përgatitë balancat afatgjata dhe vjetore të energjisë dhe siguron monitorimin e tyre;
  4. Zbatimin i detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë;


2. Udhëheqësi i Departamentit të Energjisë raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:


  1. Divizioni i Sistemeve të Energjisë;
  2. Divizioni i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit;
  3. Divizioni i  politikave të Energjisë;
  4. Divizioni i Standardeve dhe Rregullave Teknike;


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Energjisë është  shtatëmbëdhjetë (17).


Drejtor i departamentit të energjisë: Luan Morina
Tel: 038 200 215 / 09
Email: luan.morina@rks-gov.net

Divizioni i Sistemeve të Energjisë

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Sistemeve të Energjisë janë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e energjisë;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit nga sektori i energjisë;
  3. Shqyrton dhe komenton propozim-planet zhvillimore afatmesme dhe afatgjata të operatorëve të sistemeve të energjisë para miratimit nga ZRrE;
  4. Trajtimi i situatave emergjente të sigurisë së furnizimit me energji me institucionet tjera relevante;
  5. Bashkëpunimi në procesin e hartimit të dizajnit të tregut të energjisë elektrike;
  6. Bashkërendon aktivitetet për zbatimin e detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Sistemeve të Energjisë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Sistemeve të Energjisë është  pesë (5).

Divizioni i Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit

1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit janë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e burimeve të ripërtëritshme, efiçiencës dhe bashkëprodhimit të energjisë;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin e burimeve të ripërtëritshme, efiçiencës dhe bashkëprodhimit të energjisë;
  3. Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e burimeve të ripërtëritshme, efiçiencë dhe bashkëprodhimit të energjisë;
  4. Zbatimin e detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë;


2. Udhëheqësi i Divizionit të Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë, Efiçiencës dhe Bashkëprodhimit është katër (4).

Divizioni i Politikave të Energjisë

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të  Politikave të Energjisë janë:

  1. Udhëheqë procesin hartimit të dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e energjisë dhe mbështet procesin e zbatimit te tyre;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit nga sektori i energjisë;
  3. Përgatit dokumentet e balancave të parashikuara afatgjata dhe vjetore të energjisë, si dhe harton raporte të rregullta periodike;
  4. Grumbullimi dhe përpunimi i të dhënave statistikore energjetike;
  5. Ofron rekomandime për miratimin e balancave elektro-energjetike;
  6. Zbatimin i detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Politikave të Energjisë raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e  Politikave të Energjisë është katër  (4).

Divizioni i Standardeve dhe Rregullave Teknike

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit të Standardeve dhe Rregullave Teknike janë:

  1. Propozon, harton dhe mbështet zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e energjisë;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit nga sektori i energjisë;
  3. Identifikimi i standardeve teknike të sektorit të energjisë, të aprovuara nga organizatat ndërkombëtare, evropiane dhe kombëtare për sektorin e energjisë dhe monitorimi i aplikimit të tyre në rregulla teknike në sektorin e energjisë;
  4. Inicimi i procesit të adoptimit të standardeve teknike të sektorit të energjisë;
  5. Zbatimin i detyrimeve që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë.
  6. Përcjellja dhe pjesëmarrja në zhvillimin dhe përgatitjen e rregullave teknike, kodeve teknike dhe akteve tjera teknike në kuadër të sektorit të energjisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Standardeve dhe Rregullave Teknike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Energjisë.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Standardeve dhe Rregullave Teknike është tre (3).

KOSOVO IN UNESCO