Departamenti i Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Menaxhon dhe mirëmban informatat për burimet njerëzore të ministrisë, asiston menaxhmentin në organizimin e brendshëm, ofron mbështetje administrative, logjistike dhe të shërbimeve të teknologjisë informative;
  2. Siguron zbatimin e procedurave për përzgjedhjen dhe punësimin e personelit të kualifikuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
  3. Koordinon përgatitjen, zbatimin, raportimin dhe vlerësimin e buxhetit të Ministrisë;
  4. Koordinon zbatimin me kohë të detyrimeve financiare të Ministrisë;
  5. Mirëmban pajisjet e TI-së dhe ofron shërbime të TI-së;
  6. Menaxhon sistemin e arkivit dhe dokumentet e brendshme të Ministrisë;
  7. Ofron shërbime logjistike për Ministrinë.


2. Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë Divizionet si vijon:


  1. Divizioni i Burimeve Njerëzore;
  2. Divizioni për Buxhet dhe Financa;
  3. Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike.

4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme është  tridhjeteshtatë (37).

Kontakti:

Drejtor i Departamentit: Agim Thaçi
Tel: 038 200 215 08
Email: agim.thaci@rks-gov.net

Divizioni i Burimeve Njerëzore

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Koordinon planifikimin e burimeve njerëzore;
  2. Administron rekrutimin e personelit;
  3. Kontribuon në rritjen e përformancës së personelit nëpërmjet motivimit dhe zhvillimit të planeve trajnuese;
  4. Siguron zbatimin e procedurave për rekrutim dhe përzgjedhje, disiplinë, trajtim të ankesave, kërkesave të pushimit, vlerësimit të punës, etj.


2. Udhëheqësi i Divizionit për Burime Njerëzore raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Burime Njerëzore është shtatë (7).

Divizioni për Buxhet dhe Financa

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Përgatitë propozimet buxhetore;
  2. Koordinon çështjet buxhetore për të gjitha strukturat administrative të Ministrisë;
  3. Përcjellë dhe raporton mbi ekzekutimin buxhetor;
  4. Siguron që shpenzimet financiare janë bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat buxhetore;
  5. Menaxhon rezervat e parasë dhe siguron se kontrolli i brendshëm financiar është i bazuar në parimet e llogaridhënies;
  6. Siguron bashkëpunim të ngushtë me auditorin e brendshëm dhe të jashtëm në përgatitjen e pasqyrave buxhetore dhe financiare të auditimit.


2. Udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa raporton tek Sekretari i Përgjithshëm, në aspektin operacional, ndërsa tek Udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme, në aspektin administrativ.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Buxhet dhe Financa është gjashtë (6).

Divizioni për TI dhe Shërbime Logjistike

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofron ndihmë logjistike për takimet e personelit të Ministrisë;
  2. Siguron mbështetje në fushën e teknologjisë informative;
  3. Menaxhon inventarin dhe depot e ministrisë;
  4. Koordinon kërkesat dhe nevojat e ministrisë për mallra dhe pajisje të zyrës për punë;
  5. Menaxhon nevojat e transportit dhe automjetet e ministrisë;
  6. Mirëmban dhe administron sistemin e arkivit të ministrisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit për TI dhe Shërbime Logjistike raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për TI dhe Shërbime Logjistike është  njëzetetre (23).

KOSOVO IN UNESCO