Departamenti i Minierave

Detyrat dhe përgjegjësitë: 
   

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive në sektorin minerar;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për sektorin minerar;
  3. Bën përgatitjen dhe monitorimin e planeve për zhvillimin e komuniteteve të ndikuara nga aktivitetet minerare;
  4. Ofron mbështetje në hartimin, shqyrtimin dhe propozim-miratimin e Planit të Menaxhimit të dokumenteve për menaxhimin të resurseve minerale;
  5. Propozon dhe harton programe për promovimin e resurseve minerale;
  6. Menaxhon, azhurnon dhe mirëmban bazën e të dhënave për veprimtarinë minerare dhe energjetike;
  7. Përpunon dokumentacionin teknik të prodhimit dhe përgatitjen e bilancit të resurseve minerale të shfrytëzueshme.


2.  Udhëheqësi i Departamentit të Minierave raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë:


  1. Divizioni i Politikave Minerare;
  2. Divizioni i Resurseve Minerale dhe Bilancit;
  3. Divizioni i Bazës së të Dhënave dhe Promovimit.

4.  Numri i të punësuarve në Departamentin e Minierave është njëmbëdhjetë
(11).

Drejtor i Departamentit të Minierave: Skender Sallahi
Tel: 038 200 215/13
Email: skender.sallahi@rks-gov.net 

Divizioni i Bazës së të Dhënave dhe Promovimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Menaxhimi, mirëmbajtja dhe azhurnimi i bazës së të dhënave për veprimtaritë minerare dhe energjetike;
  2. Grumbullimi, përpunimi dhe digjitalizimi i të dhënave minerare;
  3. Mirëmbajtja e licencave softuerike dhe pajisjeve të tjera teknike digjitale;
  4. Mbikëqyrë, përpilon dhe dizajnon hartat tematike për sektorin minerar dhe të energjisë, përmes softuerëve profesionalë;
  5. Udhëheqë procesin e përgatitjes së materialeve të ndryshme për promovim të resurseve minerale;
  6. Harton raporte të rregullta për aktivitetet dhe zhvillimet minerare:
  7. Merr pjesë në hartimin e legjislacionit dhe dokumenteve të politikave/strategjive për sektorin minerar;
  8. Mirëmban funksionimin e GIS-it Nacional të Kosovës me të dhëna nga fusha e minierave dhe energjisë;


2. Udhëheqësi i Divizionit të Bazës së të Dhënave dhe Promovimit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Minierave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Bazës së të Dhënave dhe Promovimit është tre (3).

Divizioni i Resurseve Minerale dhe Bilancit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Grumbullon dhe përpunon të dhënat nga hulumtimet dhe shfrytëzimi i resurseve minerale;
  2. Merr pjesë në procesin e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të politikave/ strategjive në sektorin minerar;
  3. Merr pjesë në hartimin e legjislacionit për sektorin minerar;
  4. Përcjellë zhvillimin dhe mbështetë implementimin e standardeve dhe rregullave teknike për sektorin minerar;
  5. Përcjellë, planifikon dhe koordinon aktivitetet në përgatitjen e propozim listës për Rentat Minerare;
  6. Përpunon dokumentacionin teknik të prodhimit dhe përgatitjen e bilancit të resurseve minerale të shfrytëzueshme;
  7. Merr pjesë në përgatitjen dhe propozon materiale dhe të dhëna për promovim të resurseve minerale;
  8. Harton raporte të rregullta periodike për të dhënat e bilancit dhe aktivitete  minerare.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Resurseve Minerale dhe Bilancit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Minierave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Resurseve Minerale dhe Bilancit është tre (3).

Divizioni i Politikave Minerare

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Udhëheq procesin e hartimit dhe rishikimit të dokumenteve të politikave strategjive në sektorin minerar;
  2. Propozon, harton dhe monitoron zbatimin e legjislacionit për sektorin minerar;
  3. Harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e Strategjisë Minerare;
  4. Harton dhe monitoron planet për zhvillim të komunitetit të ndikuara nga aktivitetet minerare;
  5. Ofron mbështetje në shqyrtimin dhe propozim-miratimin e Planit të Menaxhimit të resurseve minerale;
  6. Shqyrton planet hapësinor lidhur me menaxhimin e resurseve minerale. 


2. Udhëheqësi i Divizionit të Politikave Minerare raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të  Minierave.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Politikave Minerare është katër (4).

KOSOVO IN UNESCO