Departamenti i Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit.
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit;
  3. Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit;
  4. Identifikon, propozon dhe përcakton standarde për fushën e postë-telekomunikacionit dhe teknologjisë informative në nivel kombëtar;
  5. Në sektorin e komunikimeve elektronike shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat dhe taksat, cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike; krijon politikën e punës për promovimin e konkurrencës dhe shqyrton nevojat e konsumatorëve;
  6. Në sektorin postar, shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike;
  7. Në sektorin shoqërisë së informacionit, përkrahë teknologjinë informative dhe të inovacioneve p.sh.: Tregtinë elektronike (e-Commerce), përkrahë qasjen në teknologji dhe nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informatike;
  8. Përfaqëson Kosovën në Komisionin Evropian, në kuadër të projektit për “Monitorimin e zhvillimit të rregullimit të sektorit të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të shoqërisë informative; në Iniciativën elektronike të Evropës Juglindore (eSEE – electronic South East Europe); dhe në Iniciativën për Zhvillimin e Brodbendit në Evropën Juglindore (bSEE – broadband South East Europe); si dhe në projektin për Bashkëpunim Rajonal në Drejtësinë Penale: Forcimi i kapaciteteve në luftën kundër krimit kibernetik, që financohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës;


2. Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet në vijim:

  1. Divizioni i Teknologjisë Informative e Komunikuese;
  2. Divizioni i Telekomunikacionit;
  3. Divizioni i Postës.


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese është nëntë (9).



Drejtor i departamentit: Agim Kukaj
Tel: 038 200 215 / 86
Email: agim.kukaj@rks-gov.net

Divizioni i Teknologjisë Informative e Komunikuese

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e teknologjisë informative;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e teknologjisë informative;
  3. Monitoron dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive nga fusha e teknologjisë informative;
  4. Përkrahë teknologjinë informative dhe të inovacioneve, p.sh. tregtinë elektronike (e-Commerce);
  5. Përkrahë qasjen në teknologji;
  6. Nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informative.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Teknologjisë Informative e Komunikuese raporton tek Udhëheqësi i Departamentit  të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Teknologjisë Informative e Komunikuese është tre (3).

Divizioni i Telekomunikacionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në fushën e telekomunikacionit (komunikimeve elektronike);
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e komunikimeve elektronike;
  3. Monitoron dhe harton raporte periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive nga fusha e komunikimeve elektronike;
  4. Siguron që standardet evropiane integrohen në planifikim strategjik dhe në legjislacionin për komunikimet elektronike;
  5. Siguron cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike;
  6. Shqyrton nevojat dhe kërkesat e konsumatorëve.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Telekomunikacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Telekomunikacionit është tre (3).

Divizioni i Postës

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave në sektorin postar;
  2. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin postar;
  3. Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/ strategjive dhe legjislacionit në sektorin postar;
  4. Është përgjegjës për administrimin e aktiviteteve filatelike, përgatitjen e programit tematik vjetor të emisionit të pullave, mbledhjen e komisionit të pullave dhe pas miratimit të tyre, dhënia e udhëzimeve të nevojshme për prodhimin dhe vënien e tyre në qarkullim nga operatori publik.


2. Udhëheqësi i Divizionit të Postës raporton tek Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin e Postës është dy (2).

KOSOVO IN UNESCO