Departamenti Ligjor

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e dokumenteve strategjike dhe legjislative nga fushëveprimi i ministrisë;
  2. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit parësor dhe dytësor nga fushëveprimi i ministrisë;
  3. Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të hartimit të legjislacionit nga fushëveprimi i ministrisë;
  4. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian (acquis communautaire), si dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
  5. Ofron këshilla ligjore dhe rekomandime nga fushëveprimi i ministrisë sipas kërkesës;
  6. Bashkëpunon me Ministrinë e Drejtësisë për përfaqësimin e Ministrisë në kontestet gjyqësore.


2. Udhëheqësi i Departamentit Ligjor raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë  këto Divizione:


  1. Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit;
  2. Divizioni për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve, Mbështetjes Ligjore dhe Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit.

4.  Numri i të punësuarve në Departamentin Ligjor është  tetë (8).

Drejtor i Departamentit ligjor: Alban Çollaku
Tel: 038 200 215 / 11
Tel 038/ 200 215 11
Email: Alban.Collaku@rks-gov.net

Divizioni për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Ofron ndihmë në hartimin e legjislacionit dhe siguron pajtueshmërinë me ligjin e aplikueshëm në Kosovë; Ofron ndihmë për strukturat organizative të ministrisë në identifikimin e çështjeve që duhet normuar;
  2. Ofron këshilla dhe rekomandime ligjore të kërkuara nga fushëveprimi i Ministrisë;
  3. Siguron harmonizimin e legjislacionit të ministrisë me acquis communautaire dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.


2. Udhëheqësi i Divizionit për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Hartimin dhe Harmonizimin e Legjislacionit është tre (3).

Divizioni për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve, të mbështetjes ligjore dhe të bashkëpunimit ndërinstitucional

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Koordinon aktivitetet me të gjitha strukturat organizative të Ministrisë për zbatimin e legjislacionit;
  2. Ofron mbështetje ligjore në fushën e legjislacionit;
  3. Identifikon problemet e zbatimit të akteve normative;
  4. Ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve, propozim-marrëveshjeve,propozim-memorandumeve dhe propozim-kontratave;
  5. Koordinon aktivitetet legjislative të Ministrisë me institucionet përkatëse;
  6. Mirëmban regjistrin e akteve nënligjore të Ministrisë.


2. Udhëheqësi i Divizionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit raporton tek Udhëheqësi i Departamentit Ligjor.

3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Legjislacionit, të Mbështetjes Ligjore dhe të Bashkëpunimit Ndërinstitucional në Fushën e Legjislacionit është  katër (4).

 

KOSOVO IN UNESCO