Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Autoriteti Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore i Shqipërisë nënshkruan dy marrëveshje

Prishtinë, 26.10.2020 - Me pjesëmarrjen e zëvendësministres të MEA-s, Burbuqe Bakija-Deva, në Tiranë u nënshkruan dy marrëveshje në mes të Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Autoritetit Shtetëror për Informacione Gjeohapësinore të Republikës së Shqipërisë.

Me përkrahjen e MEA-së gjatë një takimi të punës, në mes të drejtorit ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti dhe Drejtorit të ASIG-ut z. Lorenc Çala, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre profesional pos që kanë prezantuar aktivitetet, projektet e sfidat e institucioneve të tyre, kanë nënshkruar edhe dy marrëveshje, respektivisht një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe një Marrëveshje për shkëmbimin e të dhënave nga rrjetet permanente gjeodezike KOPOS dhe ALBCORS, respektivisht shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Kosovës (KOPOS) nga Republika e Shqipërisë dhe shfrytëzimi i pikave të rrjetit permanent të Republikës së Shqipërisë (ALBCORS), nga Republika e Kosovës.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO