Financial Times promovon Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 18.06.2019 - Me iniciativën e Odës Ekonomike të Ballkanit Perëndimit dhe Financial Times është mbajtur forumi i Ballkanit Perëndimor, ku Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ishte i ftuar si folës për të promovuar potencialin që ofron Kosova.
Ministri Lluka gjatë fjalimit të tij tha se Kosova ka kushte të mira për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke filluar nga stabiliteti makrofinanciar e deri tek fuqia e ulët të fuqisë punëtorë.

“Investitorëve të huaj ju duhet stabiliteti makrofinanciar, shpenzime të ulëta operative, treg të lirë legjislacion të përshtatshëm, siguri dhe infrastukturë të mirë, e që të gjitha këto Kosova i ka, dhe shtuar kësaj edhe tokën falas përmes parqeve të biznesit. Gjithashtu, Kosova ka koston operative më të ulët në rajon, me fokus të veçantë në fuqinë punëtore, taksat dhe çmimi i energjisë elektrike”, tha ai.

Ai gjithashtu ka folur edhe për agjendën e interkonektiviteitit duke përmendur që së fundi është inaguruar autostrada “Arbën Xhaferi”, e cila lehtëson udhëtimin nga Kosova për në Maqedoni.

“Vendi jonë gjithashtu është lidere në agjendën e interkonektivitetit ku së fundi është inauguruar autostrada moderne për Shkup. Lluka, gjithashtu ka promovuar hekurudhën e re cila e lidhë Kosovën me rrjetin pan-evropian si dhe ka shpalosur planet për lidhje hekurodhore dhe me gas me Shqipërinë”, shtoi Lluka.

Në këtë event të mbajtur në Londër, të Mbretërisë së Bashkuar ishin prezentë kryeministra të rajonit si ai i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic dhe ambasadorë të ndryshëm e ministra të ekonomisë.

Ndërsa, nga ana e bizneseve ishin prezente 50 biznese nga Bashkimi Evropian dhe 5 sosh nga secili vend i Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe nga Kosova.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO