Furnizimi me ujë gjatë pandemisë COVID19 ishte në nivel të duhur pavarësisht reduktimit të stafit

Prishtinë, 16.11.2020 - Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Rexhep Kadriu së bashke me drejtorin e NJPMNP-së, Besnik Krasniqi, këshilltarin e ministrit, Vllaznim Përgjegjaj dhe analistin e NJPMNP-së, Adem Ahmetaj pritën në takim Shoqatën e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve “SHUKOS”.

Në takim ishin edhe kryeshefat ekzekutiv të shtatë  Kompanive Rajonale të Ujësjellësve (KRU) ku u diskutua për shumë tema e ndër to më të rëndësishmet ishin ato si; furnizimi me ujë në kohë pandemie, vlerësimi i aseteve të KRU-ve, zhvillimi i projektit “Ujmatësit Smart” si dhe për  rastet Sociale.

Zëvendësministri Kadriu falënderoj përfaqësuesit e KRU-ve edhe në emër të ministrit Kuçi për punën të cilën po e bëjnë në këtë kohe pandemia dhe ofroj përkrahjen e MEA-së në sfidat të cilat i kanë ata.

“Sa i përket temave të tjera u dakorduam që bashkërisht të krijojmë grupe punuese për hartimin dhe zhvillimin e këtyre projekteve si dhe kërkuam nga kryeshefat: hartimin e një plani të rikonstruktimit nga ndërmarrjet publike të cilat janë duke operuar me humbje këto dy vitet e fundit, të ulen shpenzimet e pagave si dhe të nënshkruhet marrëveshje e performancës ndërmjet MEA-së dhe KRU-ve.

Nga ana e tyre u raportua se furnizimi me ujë gjatë pandemisë është i kënaqshëm me gjithë sfidat që ka prodhuar pandemia me reduktim të stafit dhe në inkasim.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO