Kosova dhe Shqipëria takohen për themelimin e tregut të përbashkët të energjisë

Prishtinë, 08.02.2018 - Në Prishtinë, u mbajt takimi i radhës i grupeve të përbashkëta për integrimin në tregun e përbashkët të energjisë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në takim u diskutua udhërrëfyesi  i përbashkët i cili përcakton aktivitet dhe afatet në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces.

Në funksion të realizimit të këtij procesi rol shumë të rëndësishëm ka themelimi i Bursës së përbashkët të energjisë, ku bashkëthemelues do të jetë KOSTT dhe OST bazuar në memorandumin e nënshkruar mes dy qeverive, në këtë kontekst u prezantuan veprimet te cilat duhet të kryhen nga të dy palët në mënyrë që të arrihen afatet e projektuara që Bursa të jetë aktive në fillim të vitit 2019.

Ky proces është duke u zhvilluar nën asistencën teknike të USAID-Kosova dhe USAID-Shqipëria të cilët janë duke e mbështetur komitetin e përbashkët në realizimin e studimeve përkatëse, të cilat i paraprijnë vendimeve mbi modelin e integrimit dhe kost benefitet për të dy tregjet si dhe operatorët pjesëmarrës.

Në këtë takim u përsërit edhe një herë, në mënyrë që ky proces të përmbyllet suksesshëm  KOSTT sa më parë duhet të bëhet anëtarë e ENTSO-E duke i hapë rrugë edhe vënies në operim te linjës 400 KV në mes të dy vendeve. Për fund u konkludua se grupet do vazhdojnë punën në bazë detyrave të ndara dhe takimi i radhës pritet të mbahet kah fundi i muajit Prill të vitit 2018.

KOSOVO IN UNESCO