Kosova goditet nga një tërmet me magnitudë 2.9 shkallë të Rihterit

 

Prishtinë, 17.03.2020 – Në mbrëmjen e së hënës (16.03.2020), në ora 22:13 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

 

Siç njofton Rrjeti Sizmik i SHGJK-së, thellësia hipoqendrore ishte 15 km. Epiqendra e tërmetit ishte 19 km në jug-perëndim të Prishtinës.

 

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e regjionit të Prishtinës.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO