Lluka: “Ekonomia digjitale ndërlidh shqiptarinë në mes vete”

Prishtinë, 01.05.2019 - Nën organizmin e ICT Smedia është mbajtur edicioni i 7-të i ICT Awards, organizim ky ku ndahen çmime për inovatorët dhe ndërmarrësit në fushën e teknologjisë në të gjitha trojet shqipëtare.

Në këtë mbrëmje ishte i pranishëm edhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i ftuar për të ndarë dy mirënjohje.

Gjatë fjalimit, ministri Lluka, falënderoj organizatorët dhe tha se ICT Awards është njëra prej gjërave që ndërlidh dhe forcon trojet shqipëtare mes vete.

“Janë tri gjëra të cilat ndërlidhin mes vete trojet shqipëtare. E para, është i ndjeri Dritan Hoxha me Top Channel, bëri lidhjen e shqiptarëve me anë të mediave. E dyta, është autostrada Kosovë-Shqipëri e cila ka lehtësuar në masë të madhe udhëtimin në mes këtyre dy vendeve. Dhe, e treta është ekonomia digjitale dhe pikërisht ICT Awards, ku jemi dëshmitarë se çmimet u ndanë në të gjitha trojet shqipëtare”, u shpreh ministri Lluka.

Ministri Lluka ndau mirënjohje për nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica" në Prishtinë dhe asaj "Mark Nuculloviq" në Ulqin për prirje të avancuar në teknologji të re, aftësi në kodim dhe zhvillim të programit të përshatshëm për aftësi në shekullin 21.

Kryetari i jurisë së ICT Awards, Ilir Çapuni, falënderoi Ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Valdrin Lluka dhe Ministrin e Inovacionit të Kosovës, Besim Beqaj, për pjesëmarrje dhe tha se prania e ministrave tregon rëndësinë që ka inovacioni për ekonominë.

Të pranishëm ishin figura të larta të trojeve shqipëtare, si kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Velija, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes së Shqipërisë Eduard Shalsi, Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) Majlinda Bregu dhe shumë figura të tjera të politikës e akademisë.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO