Lluka ndanë mirënjohje për minatorët e Trepçës

Prishtinë, 19.02.2019 - Në shënimin e 30 vjetorit të grevës së Minatorëve të Trepçës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ndau mirënjohje për minatorët të cilët ishin pjesë e kësaj greve dhe po këtë vit dalin në pension.

Këto mirënjohje u ndanë për kontributin e tyre të dhënë në minierën e Trepçës dhe për sakrificën e tyre gjatë grevës së 28 shkurtit në vitin 1989.

Ministri Lluka në fjalimin e tij falënderoi minatorët për punën dhe sakrificën e tyre dhe i njoftoi se benefitet të cilat u takojnë atyre shumë shpejtë do të zbatohen.

"Kjo është një ceremoni falënderuese për punën e juaj, për jetën të cilën e keni kaluar në minierën e Trepçës dhe posaçërisht për sakrificën në grevën e minatorëve. Ju uroj për miratimin e statutit të Trepçës e cila juve ju bënë hisedarë në këtë minierë. Ne jemi duke punuar që benefitet të cilat ju takojnë të hyjnë në zbatim sa me shpejtë dhe shpresojmë që brenda 3 muajve të përfundon procedura", u shpreh ministri Lluka.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Shyqyri Sadiku u shpreh i kënaqur me kujdesin e treguar ndaj tyre nga Ministri Lluka.

"Falënderojmë ministrin Lluka i cili ka punuar shumë për Trepçën dhe minatorët dhe është ministër i cili gjithmonë u ka qëndruar afër minatorëve dhe për këtë gëzon një respekt të veçante tek ne. Ne shpresojmë që shumë shpejtë do të zgjidhet çështja e beneficioneve e cila do të ju garantonte një pensionim më të mirë”, tha Shyqyri Sadiku.

Ndërsa, minatori më i vjetër i minierës Trepça, Ferit Neziri tha se Lluka është ministri i parë i cili i mblodhi minatorët në një ceremoni të tillë.

"Unë si minatori më i vjetër i Trepçës dua ta falënderoj përzemërsisht ministrin Lluka i cili është i vetmi prej ministrave që i ka mbledhë minatorët e Trepçës në një ceremoni të tillë", u shpreh ai

Po ashtu, në shënimin e 30 vjetorit të grevës ishte i pranishëm edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Trepça dhe minatorët janë simbolike e qytetit të Mitrovicës, duke i falënderuar minatorët për mundin dhe punën të cilën e kanë bërë për minierën e Trepçës.

Nga ana tjetër, minatorët ndanë një dhuratë për ministrit Lluka si shenjë falënderimi për angazhimin dhe punën që ai ka bërë për ta.
 

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO