Lluka në Kanada për të sjellë investitorë në sektorin minerar

Prishtinë, 05.03.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, i shoqëruar nga deputetja Sala Berisha-Shala dhe kryetari i Bordit të “Trepçës”, Ardian Syla po qëndrojnë për një vizitë 3 ditorenë Toronto të Kanadasë për të marrë pjesë në konferencën vjetore të minierave dhe mineraleve, PDAC. Kjo konferencë bashkon politikën, organizatat dhe bizneset me qëllim të tërheqjes së investimeve në këtë fushë.

Në ditën e parë të kësaj vizite, Ministri Lluka së bashku me delegacionin kosovarë ka
takuar Kryetarin e Odës Ekonomike të Ontarios, z. Rocco Rossi, të cilin e ka njoftuar nga
afër për të gjitha ndryshimet ligjore që kanë ndodhur gjatë vitit 2018, duke përfshirë edhe
statutin e “Trepçës”. Oda Ekonomike e Ontarios do të ndihmoj me promovimin e
projekteve minerare në Kosovë tek kompanitë kanadeze.

Ngjarja më e rëndësishme e ditës ishte samiti ndër ministror, organizuar nën patronatin e
Ministrit të Burimeve Natyrore të Kanadasë, z. Amarjeet Sohi, ku mbi 30 ministra dhe
lider të fushës së energjisë dhe minierave morën pjesë për të diskutuar rreth politikave
zhvillimore të këtij sektori, duke biseduar për trendët e sektorit minerar që parashihet të
ketë një zhvillim jashtëzakonisht të madh duke konsideruar që panelet solare, turbinat me
erë, bateritë për deponim të energjisë, makinat elektrike dhe elektrifikimi i ekonomisë në
përgjithësi përdorin minerale të ndryshme që pritet të rrisin eksploatimin për mbi 1000%.
Gjithashtu u shkëmbyen praktikat më të mira në zhvillimin e sektorit minerar dhe
njëkohësisht e mbyllëm tregun e bursës se minierave të Torontos.

Ministri Lluka në ceremoninë e hapjes së PDAC 2019 ka zhvilluar një takim edhe me
Presidentin e saj, z. Glenn Mullan, të cilin e ka njoftuar për potencialin që ofron Kosova
në sektorin minerar.

Ndërsa sot, Ministri Lluka do të mbajë një prezantim para investitorëve potencial për
mundësitë për investime të cilat i ofron Kosova në sektorin minerar, për të vazhduar
agjendën me Zv/Ministrin e Energjisë të Republikës së Turqisë, z. Mithat Cansiz.
Gjithashtu Lluka do të takoj edhe disa nga kompanitë kanadeze siç janë Avrupa edhe
Trevali të cilat tashmë vetëm se kanë filluar investimet në sektorin minerar në vendin
tonë.

Në këtë drejtim, z. Lluka poashtu do të takoj edhe rrjetin e bizneseve shqiptare në
Kanada. Ministri Valdrin Lluka gjatë qëndrimit në Toronto të Kanadasë po promovon potencialin e jashtëzakonshëm të cilin e ofron Kosova në sektorin minerar, përfshirë këtu edhe
infrastrukturën ligjore, gjegjësisht ligjin për investime strategjike.

Kanada është një nga vendet më të njohura në zhvillimin e sektorit minerar, rrjedhimisht
prezantimi i ministrit Lluka për resurset të cilat ofron Kosova në këtë sektor ka zgjuar
interesim të madh tek shumë kompani serioze në veprimtarinë minerare. Qëllimi kryesor
është sjellja e investitorëve serioz në vendin tonë.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO