Lluka: Paralajmëron formimin e një grupi ekspertësh për hetimin e kontratave të dëmshme

Prishtinë, 03.07.2018 - Ministri Lluka morri pjesë në tryezën e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur me temën “Kontratat e Dëmshme të Kosovës”, Kush ka faj?
Ai theksoi se ndër arsyet kryesore që Kosova është dëmtuar nga kontratat e mëdha është mungesa e profesionalizmit dhe përfaqësimi jo adekuat në arbitrazh.

“Kontratat janë të bëra me profesionalizëm. Problemi është se qeveria ka hyrë në marrëdhënie kontraktuale pa pasur buxhetin e paraparë. Ligji për prokurim publik obligon posedimin e mjeteve kur ta nënshkruan kontratën. Problemi qëndron te qëndrimi karshi kontratës për të cilën jemi zotuar. Një pjesë e madhe e fajit është edhe përfaqësimi në arbitrazh. Për shembull, rasti me AXOS-in është rast që kemi fituar, mirëpo ku përfaqësohemi nga kompanitë vendore nuk dalim fituese”, tha ai.

Ministri Lluka theksoj se ndërmarrjet publike janë ndër sfidat më të mëdha që Kosova ka sot.

“Janë kontratat më të dëmshme që janë nënshkruar pikërisht në këto ndërmarrje. Ne jemi duke bërë një grup me juristët më të mirë që i ka Kosova, ku do të bëhet një analizë për Telekomin për 15 kontrata që janë nënshkruar e nuk zbatohen. Ato sillen nga 600 mijë euro deri në 10 milionë euro. Ideja e kësaj është ta pastrojmë Telekomin nga këto kontrata dhe të shikojmë se si mund ta rikonstrukturojmë Telekomin dhe këto janë probleme  qe po shfaqen nga mosdija dhe keqpërdorimi i mundshëm. Gjatë muajit korrik komplet do te organizohet ndërsa 6 muaj është koha kur do të analizohen këto kontrata”, tha Lluka.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO