Lluka priti Bordin e Trepçës, flasin për përmirësimin e kushteve të minatorëve

Prishtinë, 18.09.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim pune Bordin Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ Sh.A, me të cilët ka diskutuar për gjendjen aktuale në Trepçë dhe njësitë e saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me kushtet e punës të minatorëve të Minierës së Artanës, si dhe investimet kapitale në përmirësimin e kushteve në këtë minierë.

Ministri Lluka e njoftoi Bordin se është duke përcjellë punën e grupeve punuese, të cilat janë duke punuar intensivisht dhe paralajmëroi se shumë shpejt do të bëhet regjistrimi i Trepçës si ndërmarrje.

Ai ka bërë të ditur se MZHE është duke trajtuar me seriozitet kërkesat e minatorëve për kushte më të mira të punës dhe do të bëjë krejt çfarë është brenda mandatit të saj që këto kërkesa të realizohen.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO