Mbahet takimi i Grupit Punues për hartimin e Planit për energji dhe klimë

 

Prishtinë, 12.18.2019 - Është mbajtur takimi i VI i Grupit Punues për hartimin e Planit të Kosovës për energji dhe klimë, ku u prezantua progresi i deritashëm si dhe hapat për të ardhmen.

 

Bashke kryesuesi i Grupit Punues, Sabit Gashi e informoi Grupin për nismën e Komisioni Evropian për zgjerimin e studimit, sa i përket përcaktimit të caqeve për efiçiencën e energjisë, burimeve të ri përtëritshme të energjisë si dhe emisioneve të gazrave serë.

 

Në takim u diskutua edhe në lidhje me modelet analitike për analizat afatgjata të përshtatshme për një plan të tillë. U konsiderua si më i përshtatshëm Modeli LEAP.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO