Mbahet takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030

Prishtinë, 23.05.2019 – Në kuadër të angazhimeve për hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2021-2030, është mbajtur takimi i tretë i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030.

Ky plan bazohet në Rekomandimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë të miratuar në janar të vitit 2018 dhe bazohet në 5 dimensione: Siguria e Energjisë, Tregu i Brendshëm i Energjisë, Efiçienca e Energjisë, Dekarbonizimi, Hulumtimi, Inovacioni dhe Konkurrenca.

Takimin e hapi bashkë kryesuesi i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030  Sabit Gashi, i cili në përgjithësi i njoftoi të pranishmit për ecurinë e punës së deritanishme të Grupeve Tematike.

Në vazhdim të takimit eksperti Nicolas Brizard, i cili është angazhuar në përgatitjen e projeksioneve dhe kërkesave për energji për periudhën 2021-2030, bëri një prezantim të shkurtër të punë së tij sa i përket projeksioneve dhe kërkesave për energji deri në vitin 2030.

Pastaj Kryesuesit e Grupeve Tematike paraqitën punën e grupeve të tyre. Të gjitha grupet tematike kanë zhvilluar takime pune, kanë pasur komunikime dhe kanë filluar të draftojnë kapitullin sa i përket situatës aktuale.

U dakordua që deri në takimin e radhës së Grupit të Punës, i cili do të mbahet në qershor, Kryesuesit e Grupeve Tematike ta intensifikojnë punën në kuadër të grupeve të tyre në mënyrë që në takimin e radhës, të gjitha grupet ta kenë të përfunduar kapitullin sa i përket situatës aktuale dhe të fillojnë draftimin e kapitujve tjerë. Si bazë për hartimin e drafteve të jetë Rregullorja e Qeverisjes së Unionit të Energjisë 2018/1999.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO