Ministri Kuçi dhe Ambasadori Kosnett bisedojnë për zhvillimin ekonomik në Kosovë

 

Prishtinë, 23.06.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi ka zhvilluar sot një takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.

 

Gjatë takimit, i cili ishte me karakter njohës, është diskutuar për gjendjen ekonomike në Kosovë të krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19.

 

Ministri Kuçi e njoftoi Ambasadorin Kosnett për masat që do të ndërmarrë Qeveria e Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike në vend.

 

Po ashtu, është diskutuar për zhvillimin e sektorit të energjisë në Kosovë, si dhe për mbështetjen e aktiviteteve të ndërmarrjeve publikë dhe sektorit privat në Kosovë.

 

Foto arkiv
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO