Ministri Kuçi në Deçan konfirmon projektin për kanalizim dhe Planin Hapësinor të “Bjeshkëve të Nemura”

Prishtinë, 09.09.2020 - Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot komunën e Deçanit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Në mesin e shumë temave që u diskutuan mes ministrit Kuçi dhe kryetarit Ramosaj, theksi u vu tek projekti që po zhvillohet tash në rregullimin e shtratit të lumit “Lumbardh” që kalon përmes të Deçanit.

Ministri Kuçi ka treguar për projektin e kanalizimit të fshatrave të Deçanit, që është pjesë e kredisë nga shteti hungarez, teksa ka konfirmuar se Plani Hapësinor për Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemura” është pranë përfundimit.

“Pastaj kemi biseduar për çështjen e rrjetit të kanalizimit në këtë komunë, që është një kredi prej Qeverisë hungareze, e që ka shkuar drejt Kuvendit për miratim. Kemi biseduar edhe për hartimin e planit hapësinor apo rregullatori i parkut nacional Bjeshkët e Nemuna, që jemi në përfundim e që është në interes të qytetarëve të Deçanit”, ka thënë Kuçi.

Ai gjithashtu ka treguar se do të ndihmojnë Komunën e Deçanit edhe për objektin e ndërmarrjes lokale “Higjiena”.

Kurse, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka falënderuar ministrin për projektet në zhvillim dhe ato që janë planifikuar.

“Kemi pasur shumë tema për të biseduar e që janë të konceptit zhvillimor e që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të Deçanit e me theks të veçantë pamjen vizuale të Deçanit e ku e falënderuam ministrin për mbështetjen e shëtitores së Lumbardhit të Deçanit ku shpesh po më bjen me e përmend që shëtitorja më e bukur që do të bëhet në Kosovë. Kemi biseduar rreth parkut nacional, rreth temave të kanalizimit dhe një sërë projektesh zhvillimore për Liqenit akumulues që do ta zgjidhnin problemin e ujit të pijes dhe ujitjes", tha Ramosaj.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO