Ministri Kuçi priti në takim ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi

 

Prishtinë, 30.09.2020 - Në vigjilje të takimit mes dy qeverive shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi priti ambasadorin shqiptar, Qemal Minxhozi.Në këtë takim vëllazëror u diskutua për marrëveshjet që do të nënshkruhen të shtunën, por edhe bashkëpunimet që mund të ndodhin në vijim. Gjithashtu, u njoftua që të hënën në Kosovë do të vijë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili do të pritet nga ministri Kuçi.Mes ministrit Kuçi dhe ambasadorit Minxhozi u diskutua edhe për bashkëpunim në fushën e energjisë.Mundësia e turizmit komplementar në aspektin sezonal mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishte ajo që ambasadori Minxhozi e kërkoi që të fuqizohet duke ngritur kapacitete të reja për të pritur turistë nga Shqipëria gjatë sezonit të dimrit.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO