Ministri Kuçi takoi përfaqësuesit e AKB-së

 

Gjatë takimit, Ministri Kuçi shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me komunitetin e biznesit, mbështetjen e bizneseve dhe i njoftoi të pranishmit për masat e reja që do të ndërmerren për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në vend.

 

Po ashtu, Z. Kuçi i prezantoi dhe i diskutoi masat e reja të rimëkëmbjes ekonomike, të parapara në Programin qeverisës 2020-2023, ku bizneset private do të jenë përfituese.

 

Kryetar i AKB-së, Agim Shahini e uroi ministrin Kuçi për detyrën që ka marrë dhe potencoi rëndësinë e MEA-së për sektorin privat, si shtylla kryesore e zhvillimin ekonomik.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO