Ministri Lluka takoi ambasadorin Delawie

Prishtinë, 07.09.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, priti në takim Ambasadorin e SHBA-së, në Kosovë, Greg Delawie, me të cilin diskutuan për zhvillimet në vend, përfshirë këtu nevojën për përparim lidhur me vendimet që duhen ndërmarrë për të shtyrë përpara projektin Kosova e Re.

Trepça dhe projektet energjetike ishin në fokus, në veçanti “Kosova e Re”, ku është i përfshirë investitori amerikan “Contour Global”, i cili do t’i hapë rrugë zhvillimit të këtij sektori dhe do të ndikojë direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ministri Lluka me këtë rast informoi diplomatin amerikan për projektet në sektorët si energjia, minierat dhe teknologjia e informacionit, të cilat konsiderohen si sektorë strategjikë për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik të Kosovës.reu i MZHE-së, falënderoi Ambasadorin Delawie për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendi i tij Republikës së Kosovës në të gjitha proceset, e sidomos në fushën e ekonomisë.

Në fund të takimit Ambasadori amerikan tha se “jemi takuar sot për të biseduar lidhur me vendimet e rëndësishme që duhen të ndërmerren për të lëvizur projektin ‘Kosova e Re’ përpara” dhe, ka vlerësuar bashkëpunimin ekonomik Kosovë-SHBA e në këtë linjë edhe me MZHE-në, duke theksuar se i njëjti do të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të avancimit të zhvillimit ekonomik.

KOSOVO IN UNESCO