Ministri Lluka takoi Gjeneralin e Forcave zvicerane

Prishtinë, 02.08.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, së bashku me Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet,  Gjeneralin e Forcave Ushtarake të Zvicrës, Philippe Rebord dhe Ministrin për Siguri të kantonit Wallis të Zvicrës, Frederic Favre, kanë vizituar Termocentralin  “Kosova A” si Termocentralin  më të vjetër i ndërtuar në vitin 1962.

Vizita është bërë me kërkesë të Gjeneralit të forcave zvicerane z Philippe Rebord, ku me këtë rast ministri  Lluka është i vetmi qeveritar që ka takuar numrin një të forcave zvicerane. Ministri Lluka së bashku me Gjeneralin kanë bashkëbiseduar për sigurinë nacionale të furnizimit me energji si dhe nevojat e vendit për investime në këtë sektor jetik për ekonominë e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, gjatë vizitës Ministri Lluka ka informuar gjeneralin Rebord dhe Ministrin për Siguri, Frederik Favre  për pasuritë që posedon Kosova, respektivisht rezervat e linjitit.

“Ne kemi ligjin për energji dhe Kosova  është  vendi i tretë në Evropë për rezerva të linjitit”, ka thënë Ministri Lluka.

Ministri Lluka gjithashtu ka bërë të ditur se  nga viti 2020  Kosova do t’i kontrolloj kufijtë e vet energjetik duke përmendur Transmisionin mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Duke folur rreth projekteve kapitale në fushën e energjisë Ministri Lluka ka përmendur   ndërtimi e Termocentralit “Kosova e Re”, ndërsa ka njoftuar mysafirët për aplikimin në fonde të BE-së për ndërrimin e filtrave të Termocentralit “Kosova B”. Ndryshe, gjenerali Rebord  ka falënderuar Ministrin Lluka  për prezantimin e projekteve në fushën e energjisë duke shtuar se tashmë shihet se Kosova ka një planë afatgjatë në fushën e energjisë.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO