Pas zotimin të ministrit Valdrin Lluka për shtyrjen përpara të çështjes se gypave është aprovuar projekti “Zhvendosja e gypave të azbestit” për KRU “Gjakova” sh.a.

Prishtinë, 08.08.2018 – Pas zotimin të ministrit të zhvillimit ekonomik Valdrin Lluka për shtyrjen përpara të çështjes për trajtimin e gypave të azbestit në Ujësjellësin Rajonal “Gjakova” sh.a., është aprovuar projekti konkret “Zhvendosja e gypave të azbestit.

Ky projekt është aprovuar nga Këshilli Kombëtar i Investimeve i mbajtur më datë 13.07.2018 për financim përmes programit Soft Loan - huamarrje e butë me autoritetet hungareze konkretisht lloji i financimit në kuadër të marrëveshjes huamarrje shtetërore sipas Ligjit për Borxhin publik.

Për më tepër, Qeveria e Kosovës ka të rregulluar me autoritetet hungareze bashkëpunimin financiar përmes Ligjit Nr. 05/L – 153 për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë hungareze për themelimin e programit kornizë për bashkëpunim financiar e nënshkruar në dhjetor të 2016-tës.

Kjo marrëveshje parasheh hapa konkret të implementimit ku nuk do të mungojë mbështetja e Ministrit Valdrin Lluka edhe me tutje.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO