Projektligjin për Efiçencë të Energjisë procedohet në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 21.05.2018 - Në mbledhjen e radhës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për Efiçencë të Energjisë. Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Valdrin Lluka tha se , “Ky Projektligj ka për qëllim përcaktimin e kornizës ligjore me qëllim të përcaktimit të arritjes së caqeve të efiçencës dhe i cili i plotëson të gjitha direktivat përkatëse të BE-së, dhe përmbush kërkesat kryesore të këtyre akteve”.

Gjithashtu, kreu i MZHE-së tha se; “me krijimin e Fondit, Kosova do të fitojë fonde nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 10 milion euro në emër të këtij fondi”.

Mjetet financiare nga donatorët janë zotim i Bashkimit Evropian, kurse mënyra e shfrytëzimit dhe menaxhimit të këtij fondi është e saktësuar me rregullat e caktuara me fondet simotra në BE”, shtoi ai.

Sipas tij, “efektet pozitive të fondit do të jenë; efiçenca e energjisë, ulja e shpenzimeve të energjisë në sektorin e ekonomisë familjare, ulja e shkallës së ndotjes në ambient si dhe efektet tjera pozitive që janë pjesë e shportës familjare”.

Shqyrtohet propozimi për emërimin e Bordit të Drejtorëve për Ndërmarrjen e Re Energjetike të Kosovës

Po në mbledhjen e 48-të të ekzekutivit është shqyrtuar edhe propozimi për emërimin e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve të Ndërmarrjes së Re Energjetike të Kosovës.

Ministri Lluka tha se, “pas themelimit të kësaj ndërmarrjeje MZHE-ja sipas obligimeve të sa ka filluar procedurën e regjistrimit të kompanisë. Ky bord i drejtorëve emërohet sipas ligjit dhe do të jetë bord i përkohshëm për 6 muaj”, tha ai.

Emërohen dy anëtarë të bordit të drejtorëve të “Ibër Lepencit”

Sot në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë emëruar edhe dy anëtarët e Bordit të Ndërmarrjes Publike “Ibër Lepenci|”.

 Ministri Lluka tha se , “Afarizmi i ndërmarrjeve publike është përgjegjësi e bordit të drejtorëve. Plotësimi i bordeve është detyre e qeverisë. Ky bord nuk është funksional dhe emërimi i dy anëtarëve është rol i rëndësishëm”.

“Emërimi i anëtarëve të rinj do të bëhet nga lista e pritjes siç parashihet me dispozitat ligjore.  Dy të propozuarit janë Ejup Visoka, Mehmet Ballazhi”, shtoi ai. 

KOSOVO IN UNESCO