Qeveria themelon Grupin teknik për vlerësimin e aseteve të ndërmarrjes ‘Trepça’

Prishtinë, 01.08.2018 - Qeveria ka themeluar Grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” Sh.A., dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” Sh.A.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se grupi për vlerësimin e të gjitha aseteve do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi.

“MZHE është përkujdesur që në kuadër të kompetencave që ka të jep përgjigje edhe për vërejtjet dhe shqetësimet e ngritura nga Sindikata e Minatorëve, sidomos si rezultat i moskoordinimit apo mospajtimit në mes të Bordit dhe anëtarëve të bordit që janë. Përmes dialogut të vazhdueshëm janë evidentuar çështjet konkrete si dhe është arritur pëlqimi për trajtimin e tyre nëpër grupe punuese, apo grupeve të ekspertëve të cilët duhet të japin përgjigje konkrete çështjeve thelbësore siç është edhe përgatitja e propozimit që në kuadër të ndërmarrjes ‘Trepça’ të përfshihen edhe asetet fizike”, ka thënë Lluka.

Ndërsa, sa i përket grupit Punues Teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”, kreu i MZHE-së tha se ky grup do të ketë qëllim gjetjen e zgjidhjeve më të mira dhe të pranueshme për të gjithë.

Grupi punues teknik do të ketë përbërje: Ministria e Zhvillimit Ekonomik – dy përfaqësues;  Zyra e Kryeministrit – një përfaqësues;  Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – një përfaqësues; Bordi i Trepçës – një përfaqësues; Menaxhmenti i Trepçës – një përfaqësues; Sindikata e Trepçës – dy përfaqësues dhe një ekspert i pavarur.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO