Takimi i Grupit Punues Qeveritar për projektin “Sistemi i Integruar Informativ për Zhvillim Ekonomik- SIZHEK”

Prishtinë, 18.10.2018 - Pas përfundimit me sukses të katër aktiviteteve të planifikuara në kuadër të projektit: “Sistemi i Integruar Informativ për Zhvillim Ekonomik”, Grupi Punues Ndërinstitucional për menaxhimin e këtij projekti ka mbajtur takim, me ç’rast  nga operatori ekonomik u prezantua vegla raportuese dhe web faqja e Softuerit të SIZHEK.

Punë shumë e madhe pritet të bëhet nga të gjitha institucionet qeveritare për të bërë popullimin e këtij sistemi me të dhëna relevante. Pritet që SIZHEK të jetë plotësisht funksional gjatë 2 viteve të ardhshme kur edhe përfundon kontrata me Operatorin Ekonomik.

Siç dihet prioritet i Qeverisë së Kosovës e në veçanti i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe për të arritur këtë qëllim zhvilluesve të politikave ekonomike, vendimmarrësve iu nevojiten mjete të sofistikuara, të përdorshme për të bërë analiza, në mënyrë që shpërndarja e rezultateve të këtyre analizave të bëhet më shpejtë si dhe të merren vendime për hapat e mëtutjeshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

Andaj si rezultat i kësaj, Ministria e Zhvillimit Ekonomik si kryesuese e Grupit Punues ka iniciuar projektin: Sistemi i Integruar Informativ për Zhvillim Ekonomik (SIZHEK).

SIIZHEK është një sistem përmes të cilit do të bëhet shkëmbimi i informacioneve dhe të dhënave, mbledhja e të dhënave, mirëmbajtja dhe kuptimësimi i tyre. SIZHEK do të krijojë  kushte për planifikim më efikas dhe koordinim për bërjen e politikave zhvillimore me të gjithë akterët qeveritarë, publik dhe privat. Po ashtu platforma SIIZHEK do të mundësojë shikimin, editimin, shfrytëzimin dhe analizimin e të dhënave përmes internetit, intranetit duke përdorur teknologjitë më të avancuara informative dhe komunikuese.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO