Zëvendësministrja Burbuqe Bakija-Deva inauguroi objektin e ri “Higjiena” në Deçan

 

Prishtinë, 24.11.2020 - Zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë̈ dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva mori pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Ndërmarrjes Komunale “Higjiena” në Komunën e Deçanit.

 

Në prani të kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, në prerjen e shiritit inaugurues përveç zëvendës ministres Burbuqe Bakija-Deva ishin edhe Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim z.Izet Zenuni dhe drejtori i NPL. "Higjiena’’ Kastriot Hulaj.

 

Me këtë rast, zv.ministrja Burbuqe Bakija-Deva uroi qytetarët e Komunës së Deçanit, për objektin e ri, të ndërtuar sipas standardeve evropianë e që do të plotësoj nevojat e qytetarëve të Komunës së Deçanit, njëherit uroj avancimin në aspektin profesional të punonjësve të kësaj ndërmarrje.

 

Po ashtu zv.ministrja Burbuqe Bakija-Deva të pranishmit i njoftoj që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit do të përkrahë edhe fazën e dytë të këtij projekti.
njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO