Zogaj Gashi Kosova në rrugë të mirë me shërbimet online

Prishtinë, 05.04.2017 - Ne si Qeveri jemi të përkushtuar në rritjen e shërbimeve publike online, në rritje të transparencës dhe llogaridhënies, duke i shtuar çdo herë edhe informacionet online si dhe shërbimet për qytetarë dhe biznese  siç janë e-prokurimi me qellim  dhe në bashkëpunim me sektorin e biznesit do të zbatojë politika që do të parandalonin keqpërdorimet dhe korrupsionin, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa Zogaj - Gashi, në Forumin e tetë Infocon Albania që është mbajtur në Tiranë.

Më tej Zogaj - Gashi ka shtuar se Qeveria në kuadër të kësaj sfide ka intensifikuar veprimet duke përmirësuar transparencën dhe shërbimet  publike.

“Projekt-ligjet, dhe dokumentet tjera strategjike dhe të politikave, përmes portalit shtetëror  publikohen duke u mundësuar qytetarëve të komentojnë dhe ofrojnë propozime brenda afatit ligjor të paraparë me rregullore për të gjithë”, ka thënë  Zogaj - Gashi.

Zogaj - Gashi më tej ka bërë të ditur se me aplikimin e prokurimit elektronik  përmbushen  dy obligime sepse aplikimi i prokurimit elektronik Kosovën e  barazon me shumë shtete evropiane që e aplikojnë këtë formë të prokurimit.

“Sistemi i prokurimit elektronik ofron përgatitje dhe administrim të sigurt, efikas dhe transparent të të gjitha dokumenteve që lidhen me procesin e tenderimit, duke mënjanuar formën e dorëzimit të dokumentacionit në letër dhe duke siguruar një rrjedhë të sigurt të të dhënave përgjatë gjithë procesit”, është shprehur Zogaj - Gashi.

Po ashtu,  Zogaj - Gashi tha se me qasjen online lehtësohen procedurat e investitorëve potencial, “Informatat për regjistrim, tatimet, prcedurat info për sektor, investime,  qasje online për të gjithë të interesuarit në listën e bizneseve të regjistruara në Kosovë, duke përfshirë edhe numrit të bizneseve, themeluesve, bashkë-aksionarëve të këtyre bizneseve dhe borxhin tatimor të bizneseve”,  tha ajo.

Ajo ka shtuar se progres i konsideruar është  shënuar edhe në fushën e financave  duke shtuar se  E-Financat siç është hartimi i buxheti, cikli buxhetor, takime me qytetarë, raportet e shpenzimeve financiare, modele të hyrave, të pagesës së tatimeve, pagesa e tatimit në pronë, kanë shënuar rritje të transparencës.

KOSOVO IN UNESCO