
Fatos Qerimi, u lind me datë 01.05.1978 në Prishtinë.
Ka përfunduar Studimet Master – drejtimi: Kushtetues Administrativ ( Program i Komisionit Evropian), Fakulteti Juridik, Universiteti i Prishtinës. Ka mbaruar edhe një numër të konsiderueshëm të trajnimeve dhe certifikimeve në fushën e hartimit dhe zhvillimit të legjislacionit, përafrimit të legjislacionit me Aqui Communitare të BE-së, Procedurë Administrative, si dhe është i Certifikuar në Prokurimin Publik.
Fatos Qerimi, është pjesë e shërbimit civil dhe administratës publike nga viti 2004, si dhe ka mbajtur disa pozita në Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Nga muaji Gusht i vitit 2004 deri në muajin Janar të vitit 2005, ka mbajtur pozitën: Zyrtar i lartë për monitorim të Komunave, në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike. Në muajin Janar 2005, z. Qerimi është avancuar në pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Reformë të Pushtetit Lokal në kuadër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, pozitë kjo të cilën e ushtroj deri në muajin Korrik të vitit 2012.
Nga muaji korrik 2012 deri në dhjetor të vitit 2013, mbajti pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Ngritje të Kapaciteteve Komunale, ndërsa nga muaji dhjetor 2013 deri në muajin shtator 2017, ishte Udhëheqës i Divizionit të Veçantë për Prokurim Publik. Pozitën e fundit para se të bëhej Sekretar i Përgjithshëm, z. Qerimi e ushtroj si Drejtor i Departamentit Ligjor dhe për Monitorim të Komunave në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, të cilën e mbajti deri më 08.03.2018.
Z. Qerimi, ishte pjesë e shumë proceseve për hartim dhe zhvillim të legjislacionit në fushën e qeverisjes lokale, administratës publike dhe shërbimit civil.
Nga data 09.03.2018 deri me datë 28.09.2020, Z. Qerimi mbajti pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për tu transferuar pastaj në pozitën në të cilën është aktualisht: Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Është i martuar dhe ka dy fëmijë, baba i Olses dhe Oltit. Flet mirë gjuhën serbe dhe gjuhen angleze.
Kontakti:
E-mail: fatos.qerimi@rks-gov.net
Tel: + 381 38 200 215//35
Fax: + 381 38 200 215/49