Teknologjia Informative Telekomunikacioni

Detyrat dhe përgjegjësitë:


- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive në sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit.
- Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit në sektorin postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit;
- Monitoron dhe harton raporte të rregullta periodike mbi zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për sektorin e postës, komunikimeve elektronike dhe të shoqërisë së informacionit;
- Identifikon, propozon dhe përcakton standarde për fushën e postë-telekomunikacionit dhe teknologjisë informative në nivel kombëtar;

Në sektorin e komunikimeve elektronike shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat dhe taksat, cilësinë e shërbimeve dhe të standardeve teknike; krijon politikën e punës për promovimin e konkurrencës dhe shqyrton nevojat e konsumatorëve;
Në sektorin postar, shqyrton pajtueshmërinë me standardet evropiane që përfshijnë tarifat, cilësinë e shërbimeve dhe standardet teknike;
Në sektorin shoqërisë së informacionit, përkrahë teknologjinë informative dhe të inovacioneve p.sh.: Tregtinë elektronike (e-Commerce), përkrahë qasjen në teknologji dhe nxitë zhvillimin e sistemeve të aftësimit në teknologjinë informatike;
Përfaqëson Kosovën në Komisionin Evropian, në kuadër të projektit për “Monitorimin e zhvillimit të rregullimit të sektorit të komunikimeve elektronike dhe të shërbimeve të shoqërisë informative; në Iniciativën elektronike të Evropës Juglindore (eSEE – electronic South East Europe); dhe në Iniciativën për Zhvillimin e Brodbendit në Evropën Juglindore (bSEE – broadband South East Europe); si dhe në projektin për Bashkëpunim Rajonal në Drejtësinë Penale: Forcimi i kapaciteteve në luftën kundër krimit kibernetik, që financohet nga Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës;

2. Udhëheqësi i Departamentit të Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese raporton tek Sekretari i Përgjithshëm.

3. Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet në vijim:

Divizioni i Teknologjisë Informative e Komunikuese;
    Divizioni i Telekomunikacionit;
    Divizioni i Postës.


4. Numri i të punësuarve në Departamentin e Postë-Telekomunikacionit dhe Teknologjisë Informative e Komunikuese është nëntë (9).


Udhëheqës i departamentit: Agim Kukaj
Tel: 038 200 215 / 86
Email: agim.kukaj@rks-gov.net  

KOSOVO IN UNESCO