
U lind me 15.11.1960 në fshatin Rahovicë.
Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Ferizaj, ndërsa studioi në fakultetin
e shkencave natyrore në Prishtinë. I rritur në një familje me traditë kombëtare
dhe atdhetare, qysh i ri u angazhua në shërbim të çështjes kombëtare dhe në
moshën 22 vjeçare u arrestua dhe u dënua me një vit e gjysmë burg.
Pas burgut vazhdon aktivitetin në
interes të çështjes kombëtare. Ishte i angazhuar edhe në Këshillin e Financimit
të komunës së Ferizajt. Ishte Antarë i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në
Ferizaj . Më 1998 përsëri arrestohet për shkak të angazhimit të tij në
financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku dënohet me tri vjet burg.
Është ekonomist i diplomuar, është
një ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Ferizajt, ka qenë
nënkryetar dege, sekretar si dhe anëtarë i kryesisë që nga themelimi.
Anëtarë i Kuvendit të Komunës së Ferizajt nga viti 2000 deri 2013, Anëtarë i
Komitetit për Politikë e Financa, shef i grupit parlamentar për disa vite rresht
si opozitë. U zgjodh kryesues i Kuvendit të Komunës me dt. 23.07.2012, me vota
unanime nga të gjitha partitë që kanë qenë pjesëmarrëse në mbledhje të Kuvendit
të Komunës.
Që nga janari i vitit 2013 është
nënkryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, si dhe ishte Kandidat për Kryetar Komune
të Ferizajt nga AAK-ja në zgjedhjet lokale 2013.
Në fillim të vitit 2014
zgjidhet Kryetar i degës së AAK-së në Ferizaj, aktualisht është Nënkryetar i
Komunës së Ferizajt.
Në zgjedhjet e 22 Tetorit 2017, ishte kandidat për Kryetar të Komunës së Ferizajt nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetar i AAK-së dega në Ferizaj, nënkryetar i Komunës së Ferizajt.