Lluka fton investitorët nga Arabia Saudite të investojnë në sektorët si energjia, uji dhe minierat

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka pa prezantuar mundësitë për investime para afaristëve nga Arabia Saudite, duke nënvizuar se sektorët si energjia, uji dhe minierave, janë sektorët potencial për investitorët e huaj, dhe nënvizoi si përparësi edhe kornizën e përshtatshme ligjore.

Këto komente kreu i MZHE-së, i bëri në forumin e biznesit “Kosovë-Arabia Saudite 2018” që u zhvillua në Prishtinë, ku përveç investitorëve nga Arabia Saudite, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të  resorëve ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe asociacioneve vendore të biznesit.

Ministri Lluka tha me këtë rast se Kosova që nga themelimi si  shtet gjithë legjislacion e përgatitur e ka bërë kompatibil me Bashkimin Evropian, bashkë me ekspertë evropianë në mënyrë që të jemi më të përshtatshëm për të punuar më atë treg.

“Ajo që është me rëndësi  të ceket janë dy ligjet; Ligji për Investime të Huaja,  i cili i garanton dhe i siguron investitorët e huaj  që investojnë në Kosovë në shumë aspekte dhe Ligji për Investime Strategjike, një ligj që i mundëson Qeverisë së Kosovës të futet në negociata direkte me investitorë të huaj për çdo aset shtetëror që mund t’i rritet vlera, apo të gjenerohet ndonjë biznes nga investitori i huaj”, tha ai.

Sipas tij, në Kosovë momentalisht janë diku rreth 300 milionë euro investime të huaja dhe tërë këto investime ndodhin në vend me qëllim për të targetuar Bashkimin Evropian.

Më tej, Lluka shtoi se Kosova me shumë shtete ka edhe marrëveshje ndërshtetërore për mbrojtje të investimeve dhe shpreson se ky forum do të jetë një pikënisje për një marrëveshje të tillë  ndërshtetërore Kosovë-Arabi Saudite.

Duke e ndalur te resurset që ofron vendi, Ministri Lluka u dal fillimisht te energjia, respektivisht, burimet e energjisë së ripërtëritshme, të cilat mbështeten nga qeveria përmes tarifave stimuluese, dhe përbëjnë një potencial të madh për investime.

Më pas Lluka foli për resurset minerare. “Kemi 11 zona në interes të veçantë, të cilat Qeveria është në proces të hapjes së tyre. Ato janë të pasura me plumb plumb, zink e krom dhe nikel. Së fundi jemi duke punuar për funksionalizimin e minierës më të famshme Trepça, ku parashihet të ketë investime të mëdha. Kjo minierë ka 84 minerale të ndryshme, por shumica e pasurisë është në plumb zikn dhe argjend”, tha ai.

Ndër sektorët tjerë me potenciale për investime, i pari i MZHE-së përmendi edhe sektorin e ujit dhe agrobiznesin.

Ai tha se për t'i akomoduar investitorët e huaj, Qeveria ka ndërtuar disa parqe të biznesve dhe ka zona ekonomike, ku në zona të caktuara ofrohet tokë në shfrytëzim deri në 99 vjet pa ndonjë kompenzim.

 

 

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO