Lluka: TIK, sektori me bilancin më pozitiv tregtar në vend, t’i jepet prioritet

Prishtinë, 25.04.2018 - Ministria e Zhvillimit Ekonomik e ka vënë  në fokus të veçantë teknologjinë e informimit, duke ditur rolin e këtij sektori në zhvillimin ekonomik, ka deklaruar Ministri Valdrin Lluka në hapje të Kuvendit të Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës STIKK, që u mbajt sot në Prishtinë.

Ministri Lluka theksoi  me këtë rast se nga të dhënat e Ministrinë e Financave rezulton se sot kemi mbi 1 miliard euro eksporte të shërbimeve në total dhe rreth 500 milionë euro importe të këtyre shërbimeve, që d.m.th. kemi një bilanc pozitiv tregtar, gjë që tregon potencialin e Kosovës për eksportim të këtyre shërbimeve.

Sipas tij, duke pas parasysh bilancin negative tregtar të produkteve, bilanci i shërbimeve duhet të jetë  një fokus edhe më i madh në të ardhmen.

“Sukseset e arritura në këtë sektor nuk janë rezultat i politikave qeveritare, por janë falë aktivitetit të  këtij sektori dhe donatorëve, të cilët kanë luajtur një rol kryesor në përkrahjen e këtij sektori. Prandaj shpresojmë që në të ardhme kjo të ndryshojë dhe të reflektojë më mirë në  strategjinë e cila duhet të revidohet nga viti i ardhshëm”, tha Lluka, duke shtuar se politikat e reja do t’i ndihmojnë këtij sektori.

Kreu i MZHE-së, bëri të ditur se MZHE në vazhdimësi e ka përkrahur STIKK-un në projektet e tyre për zhvillimin dhe promovimin e TIK-ut, përkrahjen e kompanive kosovare  në përmirësimin dhe eksportimin e shërbimeve si dhe edukimin e të rinjve në qasjen e tyre në tregun e punës, qëllim ky në përputhje me Strategjinë e Kosovës për TIK.

Në këtë linjë, sipas tij është edhe mbështetja e MZHE-së për konferencën KOSICT, e cila sjell rreth  2000 pjesëmarrës të këtij sektori në Kosovë.

Ministri Lluka në këtë kuadër përmendi edhe bashkëpunimin me STIKK për krijimin dhe zhvillimin  e projektit më të madh të teknologjisë techpark, e cila do të jetë një bazë e këtij sektori dhe projektin Ekonomia Dixhitale me Bankën Botërore në vlerë prej 30 milionë dollarë.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO