Ministri Lluka nënshkruan marrëveshjen për zhvillimin e centralit me diell

Prishtinë, 24.09.2019 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me Korporatës Ndërkombëtare Financiare (IFC), për këshillimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin e një centrali energjetik me diell me kapacitet 50 MW.

Gjatë qëndrimit në qytetin e Vjenës, ministri Lluka, ka nënshkruar këtë marrëveshje dhe është shprehur se ky projekt do të gjeneron rritje ekonomike dhe vende të reja të punës.

“Kam kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zv/presidenten e IFC (pjesë e Bankës Botërore), Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MW, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese. Zhvillimi i projekteve të tilla të partneritetit publiko-privat, përveç se do të fuqizoj tutje aktivitetin ekonomik të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike e vende të reja të punës, do të ndikojë drejtpërdrejt në ulje të çmimit të energjisë për konsumatorë dhe rritje të transparencës”, është shprehur Lluka.

Ky projekt gjithashtu përmbush një pjesë të obligimeve të Republikës së Kosovës karshi direktivave të Bashkimit Evropian për diversifikim të gjeneratorëve të energjisë elektrike.

Me marrjen e mandatit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dy vjet më parë, ministri Lluka ishte zotuar para qytetarëve të Kosovës për zhvillim ekonomik të vendit, krijim të kushteve për investime të huaja direkte, diversifikim të resurseve energjetike e promovim të energjisë së pastër me qëllim të mbulimit të nevojës për konsum të brendshëm, respektivisht zvogëlimin e importit e ndërprerjen e humbjeve të biznesit si pasojë e furnizimit jo të rregullt me energji.

“Sot, në Vjenë të Austrisë, pata kënaqësinë të nënshkruaj marrëveshjen e parë në histori të Republikës së Kosovës me zv/presidenten e Korporatës Ndërkombëtare Financiare (pjesë e Bankës Botërore), Georgina Baker, për zhvillimin e projektit energjia nga dielli me kapacitet 50MW, përmes partneritetit publiko-privat, mbi baza konkurruese. Zhvillimi i projekteve të tilla të partneritetit publiko-privat, përveç se do të fuqizoj tutje aktivitetin ekonomik të vendit duke gjeneruar rritje ekonomike e vende të reja të punës, do të ndikojë drejtpërdrejt në ulje të çmimit të energjisë për konsumatorë, rritje të transparencës dhe përmbushje të obligimeve të Republikës së Kosovës karshi direktivave të Bashkimit Evropian për diversifikim të gjeneratorëve të energjisë elektrike, - shtoi Lluka.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO