Ministri Lluka priti ambasadorin e Çekisë, fokus investimet në fushën e energjisë

Prishtinë, 27.03.2018 - Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, ka pritur sot Ambasadorin e Çekisë  Ivo Shilhavy me të cilin ka biseduar për mundësitë e investimeve çeke në Kosovë me fokus në projekte në fushën e energjisë.

Me këtë rast Ministri Lluka, ka njoftuar Ambasadorin Shilhavy për projektet më të rëndësishme që drejton MZHE, siç janë ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re, rehabilitimi i Kosovës B, përfshirë edhe projektet tjera në fushën e energjisë së ripërtëritshme.

Ministri Lluka ka njoftuar Ambasadorin çek për mundësitë e investimeve të huaja në sektorët e energjisë ,të cilat janë të një rëndësie të veçantë për Kosovën.

Nga ana e tij, Ambasadori Shilhavy ka pohuar se Çekia është e interesuar ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e ekonomisë, duke sensibilizuar investitorë të ndryshëm që të jenë pjesë në tregun e Kosovës.

Ndryshe, ministri Lluka dhe Ambasadori Shilhavy, janë dakorduar që të vazhdojë bashkëpunimi në planin ekonomik  në mes dy vendeve.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO