Takimi i Pestë i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030

Prishtinë, 19.09.2019 – Në kuadër të angazhimeve për hartimin e Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK) 2021-2030, është mbajtur Takimi i Pestë i Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030.

Takimin e hapën bashkë kryesuesit e Grupit Punues për hartimin e PKEK 2021-2030 Sabit Gashi dhe Visare Hoxha – Istrefi.

Në pjesën e parë të takimit u prezantuan nga eksperti ndërkombëtar z. Nicolas Brizard rezultatet e analizave të kërkesave për energji dhe projeksionet e tyre deri në vitin 2030.

Në pjesën e dytë të takimit, përfaqësuesit e GIZ-it njoftuan GP për aktivitetin që po zhvillon GIZ-i në përgatitjen e Termave të Referencës për angazhimin e një asistence teknike, që do ta mbështes Grupin Punues dhe grupet tematike, në gjithë procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Energji dhe Klimë.

PKEK 2021-2030, bazohet në rekomandimin e Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë të miratuar në janar të vitit 2018 dhe përfshinë 5 dimensione: Siguria e Energjisë, Tregu i Brendshëm i Energjisë, Efiçienca e Energjisë, Dekarbonizimi, Hulumtimi, Inovacioni dhe Konkurrenca.

njoftim-per-diskutim-publik

KOSOVO IN UNESCO